MENU
klinika

Sa do të kushtojnë karburantet deri në 21 mars

Merret vendimi, ulet sërish çmimi i naftës

16.03.2022 - 11:12

Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri në datë 21 mars. Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Rama në Facebook.  Çmimi i naftës është ulur me 8 lekë për 5 ditët e ardhshme nga një vendim i Bordit të Administrimit të Karburantit. Ditën e djeshme çmimi ka qenë 211 Lekë për litër.

Kujtojmë se Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e  abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

Një ditë më parë, bordi vendosi që çmimi të ishte 211 lekë/ litri ndërkohë që çmimi në bursë ishte rreth 95 dollar/ fuçia.