Safet Bajri, i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit ka hequr dorë nga kërkesa për lirimin me kusht, raporton News24.
Mësohet se Bajri kishte bërë kërkesë pranë Gjykatës së Tiranës, por më pas ai ka hequr dorë.
Safet Bajri vuan dënimin e formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Belgjikës me 9 vite burg në total, një vendim ky i drejtësisë belge për trafik droge dhe prostitucion.
Drejtësia ‘çmontoi’ dosjen e bujshme Bajri që nisi me operacionin ‘Oaz’ në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.