MENU
klinika

Dëshmia: Udhëtova 21 ditë me fëmijët e mi derisa mbërrita

Ku do strehohen ukrainasit në Jug të Shqipërisë

16.03.2022 - 13:52

Vlora është kthyer së fundmi në destinacion pritës për ukrainasit, të cilët e kanë vizituar më herët Shqipërinë për pushime. Dhjetëra familje kanë mbërritur gjatë ditëve të fundit në zyrën e emigracionit në pikën kufitare të portit të Vlorës. Ata theksojnë se kanë rrugëtuar nëpër disa shtete deri sa të mbërrinin në destinacionin e tyre, Shqipërinë. Qëndrimi në Kiev është shumë i rrezikshëm thekson Kseniia Breus.

“21 ditë udhëtova nëpër botë me fëmijët e mi, me makinën time. Fillimisht dolëm nga Ukraina dhe shkuam në Moldavi, më pas drejt Rumanisë, kaluam në Bullgari, e më pas hymë në Maqedoninë e Veriut dhe në fund mbërritëm këtu në Shqipëri. Unë kam pasaportë europiane, pasi më parë udhëtoja shumë, e kisha më të thjeshtë të kaloja, ndërsa familja tjetër ka vetëm dokumentet ukrainase. Burri im është në Ukrainë, atij nuk i lejohet ta lërë vendin. Kam folur me të, situata është shumë e frikshme dhe shumë e rrezikshme”, thotë Ksenia.

Familjet e para në Vlorë i ka pritur një tjetër ukrainas. Anzar Popov jeton prej disa muajsh në qytetin bregdetar shqiptar. “Unë jetoj në Vlorë prej gjysmë viti. Më pëlqen ky qytet dhe e dua Shqipërinë. Mamaja ime jeton në një fshat të Kievit, xhaxhai im është në Kiev po ashtu, situata është shumë e keqe, pasi raketat balistike ruse kanë shkatërruar qytetin. Është e vështirë t’i marr të afërmit e mi në Vlorë, pasi në Kiev dhe Kahrkhiv janë zona të nxehta dhe ka luftime me armë të rënda. Ka mungesë të naftës dhe benzinës dhe është e vështirë që të nisesh me makinë, pasi avionët janë bllokuar. Disa prej njerëzve që janë nisur me makina, janë vrarë, është situatë e rrezikshme”, tregon ai.

Shqipëria ka në fuqi hyrjen më vizë për shtetet e Lindjes së Evropës, përfshirë edhe Ukrainën. Gjatë sezonit të kaluar turistik, në Vlorë u akomoduan rreth 25.000 mijë ukrainas. Sipas drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Vlorë, Shpëtim Hasanaliaj, ata që do të kërkojnë strehim, do të akomodohen në një rezidencë (kamp) në Sarandë të ngritur nga Karitasi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po planifikon Rusia...

Luftë apo paqe në Ukrainë?!

"S’e dimë se ç’do të ndodhë në të ardhmen"

Rrëfimet e ukrainasve që largohen nga vendi: Të tronditur nga lufta


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin