MENU
klinika

“Do të ulin kokën e do t'i puthin dorën”

Ngjela: PD është e bashkuar, grupi parlamentar nuk e pranon rikthimin

16.03.2022 - 17:13

Për avokatin Spartak Ngjela  rikthimi i Berishës në krye të PD-së është i pamundur. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’, ai tha se PD nuk është e ndarë dhe se Berisha është automatikisht i përjashtuar nga partia me Kongres.

“Grupi Parlamentar i PD nuk e pranon Berishen. Berisha është përjashtuar nga PD. Rregullat janë të qarta. Pasi të dorëhiqet Basha dhe të bëjnë Kongres. Unë di që ai nuk është anëtar i PD. Po dha orëheqjen Basha dhe bëhen zgjedhje, Berisha sfumohet. Ka vtëm një zgjidhje, dorëheqja e Bashës PD të shkojë në zgjedhje. Ai është përjashtuar me Kongres. Do ta pranojnë apo jo nuk e di. Nuk janë aq budallenj sat ë fusin këtë që s’është anëtar. Nuk ka bashkim të PD. PD është e bashkuar. Ata të tjerët nuk kanë krijuar ndonjë parti. Janë dy nënkryetarë që janë dorëhequr, politikisht kanë hyrë në gare dhe asnjëri prej tyre nuk flet për Saliun.

Nga ana tjetër analisti Artur Zheji e shikon doreheqjen e Bashës si një rikthim të Berishës. Sipas tij nëse kjo gjë ndodh ish-kryeministri vjen në krye të PD.

“Nëse Basha dorëhiqet të nesërmen vjen Berisha në parti. Po ata që e përjashtuan mblidhen prapë. Kjo ccështje nuk zgjidhet nëse fshehim kokën si struc. Largimi i Bashës favorizon Berishën duke e sjellë në krye të PD në një procedurë të thjeshë. Është forca ajo që dominon në politikë jo vota. Po iku Basha vjen Berisha. Me bindje, do ulin kokën do i puthin dorën e do i kërkojnë falje.”