MENU
klinika

Pragu për produktet e shportës

Rama: Kush vë çmime më të larta do i mbyllim marketin

17.03.2022 - 13:29

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset që tregtojnë ushqime se ata që vendosin çmime më të larta se ai që do të vendoset nga bordi do i mbyllet biznesi dhe do i konfiskohen të gjitha produktet.

Rama u shpreh se bizneset do marrin fitim aq sa për të paguar punëtorët por jo për të ndërruar veturën apo për të marrë ndonjë shtëpi të re.

“Ajo që do të ndodhë është se kush nuk do pranojë këtë vijë sjellje do të përballet me masa ekstreme.

Nëse themi çmimi i vajit është ky ai nuk do jetë ndryshe. Kush do e lëvizë për lart do ë humbasë sasinë që ka në dispozicion dhe të drejtën për të tregtuar. Kontrollet në markete për këto çmime do jenë të vazhdueshme dhe pasoja do jetë mbyllja direkt e marketit dhe marrja direkt e çdo gjëje që ka brenda.

Uroj të mos vijë puna deri këtu. Nuk po kërkojmë asgjë që cenon palcën e biznesit tuaj. Të garantojmë vazhdimësi edhe për ju. Kështu që e vetmja gjë që duhet të ndani mendjen është se nuk keni për të fituar aq sa normalisht.

Do merrni fitim aq sa për të paguar punëtorët po njësoj. Por më shumë se kaq për të ndërruar veturën apo për të marrë ndonjë shtëpi tjetër për momentin jo”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bord për çmimin e ushqimeve si për naftën

Rama: Kush vendos çmime të tjera, do humbasë prodhimin