MENU
klinika

Detajet

Arrestohen 5 doganierë, kapen duke kontrabanduar mallra të ndaluara

17.11.2018 - 14:13

Pesë doganierë janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke kontrabanduar mallra të ndaluara.

Doganierët e doganës së Qafë-Thanës u hetuan nga SHÇBA në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Ndër të tjera njoftohet:

“Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës në Doganën e Qafë-Thanës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sekuestrohen 2100 goma të përdoruara, të dyshuara si kontrabandë.

Në sajë të një pune të mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Stefan Hila, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës.
Anesti Tushinka, 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier parkingu pranë Doganës në Qafë Thanë.


Ilir Spahiu, 44 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier pranë Doganës në Qafë Thanë.
Lefter Duraj, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave.
Mikel Goxharaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave, (të pestë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, neni 248 i Kodit Penal)
Kelti Ristani, 42 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë agjent doganor i një kompanie me seli në degën doganore Qafë Thanë (nenet 186 e 171).
Edmond Kodra, 61 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i gomave (neni 171 i Kodit Penal),
Stojmir treneski, 42 vjeç, banues në Ohër, Maqedoni, shoferi i kamionit, (nenet 186 e 171 të Kodit Penal),
Petraq Dimko, 54 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i ambjentit ku magazinohej malli kontrabandë, (neni 179 i Kodit Penal).
Arrestimi i shtetasve të mësipërm, u krye pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë bërë të mundur futjen kontrabandë të një kamioni me rreth 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, të ngarkuara në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Stojmir Treneski, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Maliq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar, në magazinën e Petraq Dimkos.

Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë sekuestrimi i kamionit që transportonte mallin kontrabandë së bashku me mallin (rreth 2100 goma të përdorura).

Vijojnë hetimet për të dokumentuar veprimtarinë e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë linjë kontrabandimi.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”