MENU
klinika

Pema rrëzohet dhe e godet pas kokës

Po priste dru, humb jetën 50-vjeçari

18.03.2022 - 11:54

Një 50-vjeçar, i cili po priste dru me motosharrë është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.

Së bashku me një person tjetër, duke prerë një pemë të llojit “Ah” gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka humbur jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.03.2022, rreth orës 15.00, në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç, banues në Bllacë, Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S., duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme.