MENU
klinika

“Çdo gjë më duket si sfidë më vete...”

Rihanna tregon si po e përballon shtatzëninë

18.03.2022 - 13:20

Këngëtarja e njohur Rihanna ka folur rreth shtatzënisë së saj dhe si po e përjeton atë deri tani.

Gjatë një interviste të fundit për revistën “Elle”, këngëtarja 34-vjeçare zbuloi planet e saj për jetën e ardhshme si nënë.

Ajo tregon se shtatzënia të jep një shkëlqim ndryshe, por sipas këngëtares, kur je në tremujorshin e shtatzënisë dhe duhet të zgjohesh për t’u veshur ose për të bërë ‘make-up’-in “gjithçka është një sfidë më vete”.

“Por mua më pëlqejnë sfidat. Më pëlqejnë gjërat që më detyrojnë të jem krijuese në mënyra të reja.“, shprehet Rihanna.

Teksa fliste për programin e saj të preferuar “The Real Housewives”, themeluesja e “Fenty Beauty” pranoi se rezonon më shumë me Teresa-n, pasi ashtu si ajo, edhe këngëtarja do të jetë shumë protektive ndaj fëmijës së saj.

“Ajo rezonon shumë me mua sepse ndihem sikur ky është lloji i nënës që do të jem. Nëse flisni për fëmijët e mi, do t’ju vijë fundi”, tha Rihanna.

Rihanna njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin A$AP Rocky në janar.

Çifti ndau lajmin emocionues me një seri fotosh të ëmbla të realizuara në New York gjatë fundjavës.

Fotot me barkun e rrumbullakosur erdhën pasi fansat kishin spekuluar për muaj të tërë se Rihanna ishte shtatzënë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN