MENU
klinika

Rama me përfaqësuesit e transportit

“Kapaciteti juaj për të rezistuar do të ishte i dobët”

18.03.2022 - 13:52

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria do të ofrojë 500 mln lekë për kompensim për transportin urban me qëllim që të mos rritet çmimi i biletave.

“Ne kemi marrë një vendim të prerë dhe të padiskutueshëm që nuk i prekim taksat e naftës dhe natyrisht që e kemi bërë këtë duke bërë të gjitha llogaritë e domosdoshme dhe duke i studiuar të gjitha rrugët e mundshme për të adresuar këtë situatë. Duke qenë se më parë kemi marrë një vendim po ashtu të prerë dhe pa na shkuar në asnjë formë të imagjinatës mendja se mund të fillonte dhe një luftë, një nga prodhuesit kryesor të energjisë, se nuk do ta prekim çmimin e energjisë për 726 mijë familje dhe për 95 mijë biznese të vogla. Ama ndërkohë që aq sa kjo masë është e domosdoshme, aq edhe masa tjetër e mosprekjes së taksës kërkon ndërhyrje për ata që përdorin transportin publik.

Është e pamundur të mund të dilte hesapi qoftë edhe sikur ju të bënit një rritje të çmimit të biletës,

Edhe një rritje e çmimit të biletës që do të cënonte publikun, prap se prapë kapaciteti juaj për të rezistuar të ishte i dobët.

Ne vendosëm të vendosim në 500 mln lekë 5 mln dollarë për të suportuar diferencën dhe për t’ju kërkuar juve që mos të prekni në këtë fazë delikte çmimin e biletave”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN