“Sot 4 vjet pa babin, dashuria e babait do jetë gjithmonë me ne”. Me këtë postim në rrjetet sociale, Blerina Lecini ka përkujtuar bashkëshortin e saj, Dr.Florin, producenti dhe këngëtari i njohur shqiptar, i cili u nda nga jeta 4 vite më parë.
Bashkëshortja e Dr.Florit, bashkëngjitur shkrimit në “Intagram” postoi edhe një foto prekëse të bashkëshortit të saj së bashku me dy fëmijët.
Por ajo nuk ishte e vetmja që e përkujtoi Dr. Florin pasi të njëjtën gjë bënë edhe miq e shokë të tij.
Ishte këngëtari Landi Hysa, një nga pjesëtarët e “West Side Family”, ai i cili publikoi një fotografi të mikut të tij të ndjerë në rrjetin social Instagram, ku kishte shkruar thjeshtë Dr.Flori.
Ndërkohë, moderatori i njohur, Turjan Hyska, vendosi që në Instagram të publikojë një video, ku kishte përpunuar të gjitha daljet e Dr.Florit në intervista, në veçanti momentet ku shfaqej duke qeshur.
“Jeta shkon… Kështu ka qenë e kështu do jetë gjithmonë, por t’i e pate luksin ta ndaloje kohën për të gjithë ne katër vite më parë…. Se ti s’je si të tjerët, ti ke qenë, je dhe do mbetesh DR FLORI”, ka shkruar Hyska në Instagram.
Ai la prapa një karrierë të bujshme në muzikë, teksa u nda nga jeta në moshë të parakohshme.