17.11.2018 - 17:34
Johnny Depp nuk do të jetë më Jack Sparrow në filmin e ri të sagës “Pirates of the Caribbean”, që do të realizohet nga “Disney”.
55-vjeçari ka interpretuar protagonistin e këtij filmi në pesë projekte, nga viti 2003 deri në vitin 2017.
Tani raportohet se “Disney” po mendon që ta zëvendësojë personazhin Jack Sparrow me një grua në filmin e radhës të sagës.
Besohet se rolin do ta marrë ylli i “Disneyland” dhe “Disney World”, Redd. Megjithatë ky lajm I publikuar së fundmi pritet ende të marrë një konfirmim.