19.03.2022 - 17:59
Napoli tregon edhe njëherë tjetër se nuk heq dorë nga lufta për titull në Serie A, teksa sot përmbysi në shtëpi 2-1 Udinesen. Një sukses që ngjit në krye të kaltrit me pikë të barabarta me Milanin, me kuqezinjtë që kanë një ndeshje më pak dhe Inter dy të tilla.
Ishin miqtë nga Udine që shënuan të parët me Deulofeu në minutën e 22-të, duke heshtur stadiumin “Maradona”. Fraksioni i parë u mbyll në favor të miqve, me vendasit që u shfaqën në vështirësi.
Në të dytën, Osimhen barazon në 52’ dhe Napoli merr zemër për më shumë. Dhe 11 minuta më pas është sërish nigeriani që realizon për përmbysur rezultatin. Në 83’ miqtë mbesin me 10 vetë dhe Napoli administron fitoren deri në fund.