MENU
klinika

Shkelje e rregullave në punë

Vdekja e minatorëve/ Arrestohet drejtori teknik i galerisë

20.03.2022 - 11:44

Është arrestuar nga policia drejtori teknik i minierës së kromit në Tropojë ku ditën e djeshme ndërruan jetë 2 minatorë si pasojë e shembjes së galerisë. Në pranga ka përfunduar shtetasi A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Arrestimi i 45-vjeçarit u bë pasi për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën minatorët Adil Dautaj 41-vjeç, Afrim Zhuta 40 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë drejtuesi teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit, ku ditën e djeshme, humbën jetën dy punonjës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Arrestimi i tij u bë sepse më datë 19.03.2022, në fshatin Lajthizë, për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë, shtetasit A. D., 41 vjeç dhe A. Zh., 40 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN