MENU
klinika

Kthyen stallën në laborator kanabisi

Një tjetër ‘shtëpi bari’, arrestohen babë e bir

20.03.2022 - 12:31

Dy persona janë vënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike në Krujë. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Derveni” u arrestuan babë e bir Ll. L., 57 vjeç dhe E. L., 24 vjeç.

Njoftohet se gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të babë e bir, banues në Derveni policia ka gjetur një stallë të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Po ashtu, brenda ambienete u gjetën dhe u sekuestruan 316 fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në vazo plastike, llamba, pajisje të ndryshme elektrike dhe aspiratorë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1.822.000 lekë dhe 37.000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.