MENU
klinika

Thellohen skandalet për Agim Ademin

Presidenti i FFK-së i dënuar edhe nga UEFA

21.03.2022 - 00:45

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po përballet me skandale të njëpasnjëshme. Sikur të mos mjaftonin akuza për tentativa trukimi të ndeshjeve të përfaqësuesvee të moshave, apo edhe kallëzimi penal dhe arrestimi pasi goditi një zyrtar të FFK-së, tashmë në skenë del edhe një përjashtim që i është bërë atij në vitin 2020 nga UEFA.

Kjo e fundit, kishte dënuar Ademin që të  mos merrte pjesë në aktivitete futbollistike deri në mbyllje të vitit 2022. Arsyeja ishte dënimi me burg që ishte dhënë nga një gjykatë në Kosovë ndaj tij.

Një vendim i cili më pas ishte kthyer në Apel, e që me sa duket ka ndryshuar edhe masën e marrë nga UEFA ndaj drejtuesit të FFK-së, që kandidon për t’u rizgjedhur president i saj.

Ai ka mohuar ekzistencën e një dënimi të tillë, por kundërshtarët e tij kanë publikuar sot vendimin që ka dalë nga zyrat e UEFA-s, duke e bërë atë një prej zyrtarëve më të lartë të futbollit europian që është përballur me një masë të tillë disiplinore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Atmosfera e kampit kuqezi jo edhe aq pozitive

Uzuni dhe Ismajli dalin ‘kundër‘ Silvinjos!

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm