Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i njërit prej makinave dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetet.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.03.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin E. L., 26 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi H. N., dhe pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.