Ndërsa në orët e tensionit pas rritjes së çmimit, qarqet që sulmonin Edi Ramën, e akuzonin atë për mos ndërhyrje, sot të njëjtat flasin për ndërhyrje të tepruar etatiste në treg.
Nuk se duket se kemi të bëjmë me prpverbën: “çfarë uji i ke dhënë gomarit”, por realisht jemi në kushtet tashmë të njohura prej shumë vitesh, kur një protestë konsiderohet nga ata që janë si “detashment opozitar” në opininionin publik, si një rast për “kryqëzatë”.
Protestat janë reagime krejt normale në shoqëritë e zhvilluara perëndimore, ata gëlojnë papushim dhe nuk varen nga zhvillimet politike, megjithëse është krejt normale që të kërkohet një apo shumë aleanca politike për të sjellë rezultat.
Por në Shqipëri, kemi parë që protestat, përveç asaj të studentëve që ishte edhe frymë, përveçse se kontestim, vijnë ose si ultimatume, ose si një axhendë e grupeve ekonomike të interesit.
Në protestën e çmimeve të karburanteve, pamë sesi kërkesat e atyre që quhen liderë të saj, ishin thjesht fiskale.
Vetëm në Shqipëri ndodh që protestuesit të kenë kërkesa fiskale, pra për ulje taksash. Në të gjithë botën, protestat bëhen për të rritur barrën fiskale, e jo për ta ulur, duke kërkuar më shumë investime nga ana e shtetit, duke rënduar dorën naj miliarderëve.
Nëse shikojmë në rrjetet sociale, njerëzit më të pasur të botës, si Elon Musk përshembull, i cili është aktiv, gjithë inatin në politikë e ka me Presidentin Biden, apo me aleatin e tij majtas, senatorin demokrat, Bernie Sanders. Pse? Sepse ata i marrin më shumë para si taksa, atyre që kanë më shumë-me një fjalë njerëzve si Elon Musk.
Në protestat tona për karburantet, pati një reagim të ashpër ndaj rritjes së çmimeve, që në ditët e para ishte reaktiv. Që u ushqye edhe nga reagimi provokativ nga qeveria, e cila, reagoi menjëherë. Reagim që solli frenimin e rritjes e më pas uljen e çmimit. Pra, protesta e arriti qëllimin e saj logjik. Por më pas ajo u ushqye nga segment politikë se duhet të vijohet, në një reaksion popullor që do të sillte një zhvillim politik.
E këtu në fakt qëndron e gjithë çështja. Forcat që mbështetën në fillim ndezjen e kësaj proteste, pra “Shtëpia e Lirisë” siç ka ndodhur gjithmonë me politikën e Berishës e Metës: kërkonin një shesh për “përsheshin e tyre”. Por që në fakt gjërat nuk janë tamam ashtu. Pasi protestat nisën nga një grupim ose nga disa grupime, të cilët ndër vite janë mbështetës ose nismëtarë të shqetësimeve që dalin, duke i dhënë nxitje reagimeve, grupime që nuk duan që të lineohen.
Ndaj dhe nisi sulmi dhe njollosja e tyre. Siç ndodhi në vitin 2018 me protestat e studentëve. Nëse i kthehemi me detaje kronikës së protestave për çmimet e karburanteve, kemi dy fytyra të saj. Flasim për ditët e para: njëra e qetë ara qeverisë, e një radikale në rrugët e unazës së vogël të Tiranës.
Njerëz që ishin tashmë të njohur si “aktorë” të foltorës së Berishës, të cilët para televizioneve araqiteshin si “revolucionarë të çartur”. Edhe pse një rol në uljen e protagonizmit të tyre e luajti edhe policia që i ndaloi, fakt është që në ditën e tretë të protestave, nisi sulmi ndaj drejtuesve publikë, madje disa prej tyre avash avash u mënjanuan.
Ndryshe nga axhenda e protestuesve që donin një protestë para selisë së qeverisë, dikush orkestroi dhe organizoi protesta në të gjitha qytetet kryesore. Kush ishte ai që i organizoi? Natyrisht jo drejtuesit e protestës së Tiranës. Opozita? PD i bojkotoi duke nxjerrë në pah nismëtarët e vërtetë të këtij zhvillimi.
Dështimi i protestave në Gjirokastër e Shkodër, si pasojë e mos organizimit nga strukturat e PD, ishte dëshmia më e qartë e kësaj skeme kaotike, e cila pikërisht nga kaosi tentoi të prodhojë një lëvizje politike.
Por nuk mbaron me kaq, këtë e kanë shfrytëzuar edhe grupime brenda mazhorancës për të treguar fuqinë e peshën e tyre.
E në fakt, kjo është e tepërt. Një reagim apo protestë, kur nuk është e organizuar nga një parti, ka një kokë drejtuese jo partiake si shoqatë apo sindikatë. E si pasojë ka kërkesa, afate e natyrisht ultimatume. Të cilat përgjithësisht nuk janë fiskale, vetëm nëse protestuesit financohen nga korporata, siç ka ndodhur me disa mbështetës mediatikë të tyre.
Megjithatë, kemi parë mbështetjen e qartë të Sali Berishës për protestat, siç ka ndodhur edhe me LSI. Madje njerëzit e saj kanë shpërndarë edhe mesazhe në rrjetet sociale për një “protestë qëndrueshmërie”. E duke u nisur nga kjo, mund të thuhet hapur se “Shtëpia e Lirisë” është një parti virtuale, që më 6 mars ka arritur një rezultat me anë makinacionesh, që në territor nuk se ka numra. Sepse përndryshe do t’i çonte në shesh.
Ndoshta Edi Ramën nuk do ta rrëzonte, por do të mësonim se kush janë “militantët” e Berishës dhe Metës në terren. Deri më sot, protestat janë bërë nga strukturat e PD-së, e në momentin e parë që selia blu vendosi të mos atashojë ato, skema dështoi. Duket se gjërat nuk janë realisht ashtu siç duket…