MENU
klinika

Nuk i kishit ditur!

Mësoni më në fund kuptimin e këtyre shenjave!

18.11.2018 - 16:10

Italianët janë një popull ekspresiv, jo vetëm me pasurinë e fjalëve melodioze, por edhe me gjestet e lëvizjet elegante. Madje në Itali gjenden edhe fillime nga më të hershmet të studimeve për komunikimin simbolik.

Që në vitin 1832, Andrea de Jorio botoi një libër me 380 faqe me titull: “Mimika antike e gjurmuar në gjestet napolitane”.

Ky botim është nga të parët në shkallë botërore që shqyrton elemente të caktuar të komunikimit joverbal. Në vijim po paraqesim disa gjeste ose modele pozicionimi të trupit, të cilat përcjellin mesazhe të caktuara ndërmjet italianëve.

Një pjesë e tyre përcjellin të njejtat mesazhe edhe ndër anëtarët e disa kulturave europiane e më gjerë.

Pesë gishtat e dorës të bashkuar në formë koni me majë nga lart. Në këtë pozicion dora mund të qendrojë e palëvizur, por edhe mund të tundet ngadalë ose shpejt, në varësi të pyetjes së bërë, me mirësjellje ose me tërsëllimë. Ky gjest përdoret dendur në Napoli dhe ka kuptim “Çfarë dëshiron ose çfarë kërkon?

Forma e kompozimit të gishtërinjve është e njejtë, por kuptimet janë krejt të ndryshme. Në pozicionin e dorës së drejtuar nga toka dëshmohet simbolikisht betimi.

Orientimi nga toka sikur shkarkon çdo ligësi e tërsllëk, sikur i tokëzon të këqijat dhe ruan sekretet. Ndërsa kompozimi i gishtave të ngritur lart do të thotë shpesh përçmim për një burrë që tradhëtohet nga bashkëshortja.

Shpina e gishtërinjve të dorës prek mjekrën duke e ngritur pak lart. Dora mund të lëvizë ose jo. Në të dyja rastet përcjell mesazhin: Nuk më intereson çështja për të cilën po flasim.

Gishti tregues shtrëngohet mes dhëmbëve të cilët lëvizin lehtë. Simbolikisht shpreh gjendje zemërimi.

Gishti tregues shtyp lehtë faqen, duke e tërhequr pak kapakun e poshtëm të syrit. Ky gjest simbolikisht dëshifrohet: Ki kujdes, mos bëj hile, pasi kam kuptuar gjithçka nga çështja që po diskutojmë.

Dora e hapur me gishtërinj që mblidhen njëri pas tjetrit, duke filluar nga gishti më i vogël e duke vazhduar me gishtërinjtë e tjerë. Ky veprim kryhet si rregull më se një herë dhe simbolikisht dëshmon vjedhje apo grabitjen.

Gishti tregues i njërës dorë godet ritmikisht pëllëmbën e hapur të shtrirë horizontalisht të dorës tjetër. Është një gjest përgjithësisht nervoz dhe simbolikisht shënjon këmbëngulje, insistim, për të kryer ose për të mos kryer veprime të caktuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale