MENU
klinika

Panairi i Librit

“Botimet Françeskane”, temjani i letërsisë që largon djallin e mediokritetit

17.11.2018 - 19:45

Nga Andreas Dushi

Në katin e parë, strukur diku mes stendave vezulluese, një tavolinë mbi të cilën është një tabelë modeste pret e përcjell lexues, kryesisht të moshës së tretë. Lexuesit shikojnë, kërkojnë, shfletojnë, blejnë (ndoshta) ndonjë gjë dhe më pas largohen, të buzëqeshur e me librin nën krah, pa pranuar ta fusin në qese.

Pranë, shkrimtarë të ndryshëm me libra bestseller rrethohen nga qindra njerëz (kryesisht vajza) që presin t’i takojnë, të bëjnë një foto e sigurisht, të marrin edhe ndonjë autograf prej tyre. Kur këto njerëz para se të shkojnë te shkrimtari apo kur largohen prej tij, kalojnë pranë stendës së françeskanëve, largohen si djalli prej temjanit, sepse aty shohin diçka që nuk u pëlqen: letërsinë e vërtetë.

Heronj të letrave shqipe si Atë Gjergj Fishta e Atë Vinçenc Prennushi, heronj të folklorit si Atë Benedikt Demaj dhe Atë Donat Kurti, heronj të letërsisë së kujtesës si Atë Konrad Gjolaj dhe Atë Zef Pllumi, heronj të publicistikës si Atë Anton Harapi dhe Atë Gjon Shllaku nuk ngjallin interes. Shprehjet e tyre nuk janë popullore në instagram dhe për rrjedhojë, me librat e tyre nuk ja vlen të postosh foto. Aq më tepër që të gjithë këto kanë vdekur dhe nuk mund të marrësh një autograf prej tyre apo të bësh një foto me to.

Për këto shkrimtarë “të vjetër” nuk flitet në studio televizive pasi janë të dalë mode, janë të vjetër dhe nuk mund të bëjnë më skupe me jetën e tyre në përtejbotë. Në studio televizive flitet për hijet e Greit, zogjtë e detit që shkruajnë letërsi, shkrimtarë që i paguajnë vetë librat e tyre apo për çdo lloj gjëje tjetër që në të shumtën e rasteve, nuk ka vlerë letrare.

Me librat e tyre, “Botimet Françeskane” nuk kanë pranuar t’i binden rregullave që e tashmja ka vënë, ku një libër për të pasur sukses duhet të trajtojë tema ku mungon elementi i letërsisë. Librat e Fretënve i rrijnë larg këtij mediokriteti që përqafohet nga njerëz meskinë të cilët, për fat të keq, po shtohen dita – ditës duke rritur edhe më shumë numrin e atyre që nuk lexojnë!

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB