Dy persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Milot.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një kamionçinë ka përplasur një motor dhe si pasojë janë lënduar dy personat që ndodheshin në këtë të fundit.
Aktualisht të lënduarit morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.
“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip ” Ford ” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.