MENU
klinika

Ngjarja në Durrës

Kapet në flagrancë 45-vjeçari

23.03.2022 - 14:39

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 45-vjeçar, i cili po tentonte të vidhte një banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrashbull.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur D. K., 45 vjeç. Ky i fundit është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit L. Ll., shumën e parave 23.000 lekë të rinj.

“Shërbimet e Policisë vijojnë punën për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale. 

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u parandalua vjedhja e një shume parash, në një banesë, në Rrashbull, Durrës.   

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Manzë u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 45 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit L. Ll., shumën e parave 23.000 lekë të rinj, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin