MENU
klinika

Kombëtarja U-21

Çelhaka dhe Tuci: Të hakmerremi ndaj Çekisë!

23.03.2022 - 18:20

Shqipëria U-21 do të përballet ditën e premte me Republikën Çeke, sfida e parë kualifikuese e vlefshme për Kampionatin Europian 2023 që kuqezinjtë do të zhvillojnë stadiumin “Elbasan Arena” përgjatë këtij muaji, teksa më 29 mars do të përballen me Anglinë.

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, skuadra e Alban Bushit është grumbulluar që prej ditës së hënë në Durrës, ndërsa po stërvitet intensivisht për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze përballë këtyre dy kundërshtarëve jo të lehtë.

Jurgen Çelhaka e Indrit Tuci, në një prononcim për fshf.org vlerësojnë këtë grup të kuqezinjve, teksa shprehen se do të japin maksimumin e tyre.

Çelhaka, i cili po kthehet në një titullar të padiskutueshëm te Legia në Poloni shprehet i lumtur për rikthimin me Kombëtaren si dhe për harmoninë që gëzon grupi. Kundrejt Çekisë, Çelhaka dëshiron një hakmarrje, ndërsa flet edhe për ecurinë me klubin polak.

Rikthimi me Kombëtaren – Të rikthehesh me Kombëtaren është gjithnjë një ndjenjë e bukur. Shpresoj të mos kemi dëmtime gjatë kësaj kohe. Kemi dy kundërshtarë shumë të vështirë përballë. Të marrim maksimumin në ndeshjen e parë dhe pastaj do të mendojmë për ndeshjen e dytë.

Si e sheh grupin – Disa lojtarë kanë shkuar te Kombëtarja A, por kanë ardhur edhe prurje të reja dhe lojtarët që kanë qenë të dëmtuar. Mendoj se jemi një grup i mirë, kemi edhe lojtarë individualisht shumë të mirë. Kemi harmoni brenda ekipit. Me punë besoj se do marrim diçka të mirë në këto dy ndeshje.

Hakmarrje ndaj Çekisë? – Mund të jetë një hakmarrje sepse kemi bërë një paraqitje jo shumë të mirë aty. Jemi mundur me një rezultat të thellë dhe çdokush nga ne që ka qenë aty do që të hakmerret për atë humbje, në mënyrë sportive gjithmonë.

Legia? – Për mua është e rëndësishme që të marr minuta gjithmonë. Atje po më shkon gjithçka mirë. Fillimi ishte pak i vështirë, por tani po futem në formacion, dhe kjo është diçka e mirë jo vetëm për mua, por edhe për ekipin U-21, sepse vij me minuta nën këmbë dhe është diçka akoma edhe më e mirë.

Indrit Tuci rikthehet në Kombëtare pas një kohe të gjatë, për shkak të një dëmtimi që e mbajti larg nga kuqezinjtë. Sulmuesi shqiptar duket në një formë të mirë, teksa ka arritur të bëhet edhe protagonist me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.

Tucit nuk i mungon besimi te grupi kuqezi për të dalë më pikë nga këto dy ndeshje, teksa bën një thirrje edhe për të gjithë tifozët për t’i mbështetur në stadium

Forma e Tucit? – Fizikisht ndihem shumë mirë, me ekipin po punojmë shumë mirë me trajnerin. Besoj se jemi në një gjendje të mirë dhe gati për ndeshje. Po vij te forma ime më e mirë pas një dëmtimi të gjatë dhe po e marr veten.

Si duket grupi i kuqezinjve? – Kam shumë besim tek ekipi ynë, shoh edhe fytyra të reja që nuk i kam parë te grumbullimet e kaluara. Çunat duken mjaft mirë dhe besoj që do bëjmë dy ndeshje mjaft të mira.

Synimet e skuadrës – Ne po luftojmë për vendin e dytë, vendin e parë. Besoj që në ndeshjet e ardhshme do të nisim të hakmerremi nga ai rezultat i thellë që u mundëm në Çeki. Besoj që do ia dalim me sukses.

Thirrje për tifozët – Mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme për ne, besoj që do vijnë në stadium dhe do të na mbështesin.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën