MENU
klinika

Raportimi urgjent në Parlament i Draghit

“Shpëtimi i Italisë nga Rusia kalon nëpërmjet Shqipërisë”

23.03.2022 - 22:16

Çfarë do të ndodhte nëse Rusia do t’ia mbyllte Europës rubinetin e gazit? Ky është shqetësimi më i madh i shteteve evropiane që i druhen pasojave të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Gjermania, Italia apo ndonjë vend tjetër i BE-së i frigohen se si kundërpërgjigje e Rusisë do të jetë mbyllja e tubacioneve të furnizimi nga kompania ruse Gazprom.

Pikërisht këtij kërcënimi të Kremlinit i trembet edhe Italia, që është vënë në lëvizje për të gjetur burime të tjera. Shteti përtej Adriatikut e ka gjetur zgjidhjen dhe kjo vjen nga Shqipëria, pikërisht nga projekti i gazsjellësit TAP.

Në terma afatgjatë, “duke filluar nga dimri i ardhshëm, do të ishte e nevojshme zëvendësimi i plotë i rreth 30 miliardë metra kub gaz rus me burime të tjera”. Dhe kjo ka shqetësuar parlamentin italian që ka thirrur në një seancë dëgjimore ministrin e qeverisë Draghi.

Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, gjatë një raporti urgjent para sallës për Dhomë për rritjet e mëtejshme të fundit të kostove të energjisë dhe për masat e marra për të luftuar efektet e tyre ka shpjeguar edhe skenaret e shpëtimit nga gazi rus.

“Edhe pse kjo është e mundur në një horizont minimal prej rreth 3 vitesh”, me masat strukturore “të paktën për dy dimrat e ardhshëm do të ishte komplekse të sigurohej të gjitha furnizimet në sistemin italian dhe do të jetë e nevojshme të ketë mjete shumë efektive përshpejtimi. për investimet e nevojshme”, shtoi ai.

Ministri theksoi se “kjo mund të bëhet duke aktivizuar masat afatshkurtër dhe afatmesëm. Me fjalë të tjera, duke rritur importet nga shtetet e tjera dhe në këtë kontekst, shpjegohen misionet e qeverisë në vendet prodhuese (Katar, Algjeri, Angola dhe Kongo), të cilat vlerësohet të çojnë në një ulje totale të varësisë me rreth 20 miliardë lekë/metra kub në vit..Dhe më pas: rritja e importeve në infrastrukturën aktuale të TAP-it mund të rritet me rreth 1.5 miliardë metër kub në vit, nëpërmjet ndërhyrjeve në stacionet përforcuese të vendosura në Shqipëri dhe Greqi. Pika e tretë: maksimizimi i përdorimit të terminaleve LNG në dispozicion. Së katërti: stimuj për injektimin e gazit në depo. Pika e pestë: prodhimi i energjisë së qymyrit ose naftës mund të rritet për periudha të caktuara”.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”