Tanimë i njohur për rezistencën, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka fituar admirimin e njerëzve në të katër anët e globit, ka bërë një thirrje drejtuar banorëve kudo ku janë, që të dalin në sheshet kryesore të vendeve të tyre dhe të protestojnë kundër pushtimit rus.
Gjatë natës së kaluar, fjala e Presidentit hero ishte një mesazh pët mbarë botën, ndaj erdhi për herë të parë në gjuhën angleze.
Ai tha se lufta e Rusisë, nuk është vetëm kundër Ukrainës, por kundër lirisë së njerëzve dhe bota, duhet ta ndalojë Rusinë.
“Dilni nga zyrat, shtëpitë, shkollat e universitetet. Dilni në emër të paqes! Dilni me simbolet ukrainase, për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, – ishin fjalë e Presidentit.
Fjalimi i Zelensky-t vjen vetëm disa orë përpara se të mblidhet NATO dhe ku, forcat perëndimore pritet që të përforcojnë forcat ushtarake në Evropën qendrore dhe lindore, për të forcuar mbrojtjen e bllokut.
Në mbledhje, do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.