MENU
klinika

Pogradec

Digjen 6 makina në një servis

25.03.2022 - 10:55

6 makina janë djegur në një servis në Pogradec në fshatin Leshnicë dhe nga të dhënat e para dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Servisi ‘Mercedes 2006’, është në pronësi të Geri Pengut, ndërsa makinat jepeshin me qira. Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga kamerat e sigurisë janë parë disa persona të dyshimte dhe po kryhen hetimet.

Geri Pengu është arrestuar më parë për aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari, ndërsa është proceduar për një aksident me plagosje. Servisin Geri Pengu e ka me ortakun Paulo Lipo.

‘Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.