MENU
klinika

“Pati temperaturë të lartë dhe konvulsione”

Kledi Kadiu tregon për sëmundjen e të birit

25.03.2022 - 11:35

Kledi Kadiu ka rrëfyer në Instagram-in e tij dhimbjen që po përjeton bashkë me partneren, prej sëmundjes së djalit të tij.

Gabriel ka lindur në gusht të vitit të kaluar dhe është fëmija i dytë i çiftit.

Në ditën e 13 të lindjes Gabriel pati temperaturë të lartë dhe konvulsione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.

Kledi tregoi se pas një muaji e gjysmë në terapi intensive, e morën djalin në shtëpi.

“Ne kemi nisur një rrugë rehabilitimi të hershme tashme tha ai dhe nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke u shtirur se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe në dashurinë, si stimuli më i mirë për ta kapërcyer këtë. Pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë me të tjerët,” shkroi balerini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kujtesa është akoma e gjallë në mua”

Kledi Kadiu kujton si u arratis në Itali

"Do ia tregoj vajzës sime që ta dijë se nga erdhi babai"

Kledi Kadiu kujton eksodin e ’91


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain