Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka refuzuar kërkesën e bërë nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për të zgjatur më tej sanksionet ndaj energjisë ruse.
Në një postim në Twitter, Orban thotë se kërkesa e bëra nga disa shtete, përfshirë këtu edhe presidentin e Ukrainës vetë për të zgjatur sanksionet ndaj energjisë ruse “është e papranueshme dhe shkon kundër interesave të popullit hungarez.”
Kryeministri hungarez, në një video të postuar, shpjegon po ashtu se 85% e gazit dhe më shumë se 60% e naftës në Hungari vijnë nga Rusia dhe vendosja e sanksioneve do të sillte ngadalësim të ekonomisë hungareze.
Në këtë mënyrë “ne do të paguajmë çmimin e luftës”, theksoi kryeministri, duke shtuar se Hungaria nuk ishte i vetmi vend që e mbështeti këtë qëndrim.
Kujtojmë se në fjalimin e tij në video-konferencë në samitin e BE-së, Zelensky kritikoi Orbanin për qëndrimin që ka mbajtur me Moskën dhe hezitimin e tij për sanksionet dhe për dërgimin e armëve në Ukrainë:
“Hungaria, duhet të vendosë se në cilën anë është,” tha lideri ukrainas.