MENU
klinika

“Lë timonin...”

Piloti ndryshon fe 5 mijë metra mbi Arabinë Saudite

18.11.2018 - 10:20

Një video e filmuar në kabinën e një avioni është bërë hit në botën arabe dhe jo vetëm.

Kapiteni brazilian i një avioni ka pranuar të ndryshojë fe kur ishte duke fluturuar në një lartësi rreth 5 mijë metra mbi Arabinë Saudite. Gjatë një “pushimi” teksa drejtonte avionin e pasagjerëve mbi Arabinë Saudite u konvertua në fenë Islame.

Kapiteni Amalo u filmua duke recituar “Shahada”, disa vargje islamike që tregojnë se tashmë ke pranuar fenë myslimane. Atij ju bashkua edhe një koleg. Sipas “El Balad”, pamjet e pilotit që bëri betimin e rëndësishëm islamik janë filmuar në kabinën ajrore rreth 5.000 metra mbi tokë.

Videoja e lutjes së pazakontë në qiell tregon një koleg të myslimanit të ri që kryen ceremoninë fetare mes zhurmës së motorëve të avionit. Nuk dihet kur ndodhi ngjarja, por pilotët shpjeguan se kjo ndodhi në rrugën për në Tabuk, Arabinë Saudite.

Ne jemi këtu me pilotin Amalo nga Brazili. Ai do të thotë tekstin e Shahadës gjatë fluturimit tonë për në Taluka”, dëgjohet të thuhet në video. Kapiteni pastaj rrotullohet nga lutja, e cila përfshin deklarimin se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. “Unë dëshmoj se Muhamedi është Profeti”, shton Kapiteni Amalo, duke plotësuar konvertimin e tij në qiell të hapur.