26.03.2022 - 09:50
Ashley Greene dhe bashkëshorti i saj, Paul Khoury, kanë njoftuar se janë në pritje të një fëmije. Aktorja 35-vjeçare dhe bashkëshorti i saj ndanë lajmin e mirë përmes një deklarate. Zëdhënësi i tyre tha për revistën People se çifti janë shumë të emocionuar që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Greene pati shprehur kohët e fundit mundësinë e të paturit një fëmijë, duke thënë se kishte menduar për ta zgjeruar familjen e saj. Greene dhe Khoury u martuan në korrik 2018 me një ceremoni të këndshme në San Jose, Kaliforni. Ata u panë për herë të parë së bashku në vitin 2013.