MENU
klinika

Edy Reja

“Zhgënjimi më i madh që kur jam te Shqipëria”

26.03.2022 - 23:29

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas humbjes në miqësore ndaj Spanjës, me rezultatin 2-1. Tekniku italian e cilësoi këtë përballje si një nga zhgënjimet më të mëdha që kur ka ardhur te Shqipëria.

“Jam shumë i keqardhur për rezultatin, nuk po arrijmë të marrim ftytet e punë. Një nga zhgënjimet më të mëdha që kur kam ardhur te Shqipëria. Më vjen shumë keq më shumë për lojtarët dhe për veten.

E pashë në telefon. Xhordi Alba ishte përtej linjës të topit. Jam akoma më i nxehur, për golin e dytë. Edhe unë mendoja që do të na vinin poshtë, por kemi bërë një lojë të mirë. Duke parë si shkoi 90 minutëshi, më vjen vërtet keq, që kemi humbur.

Duhet t’u bëj komplimente lojtarëve. Nëse i përmirësojmë gjërat e vogla, mund të bëjmë akoma më mirë, për mos faktit që ishte një ndeshje miqësore dhe rezultati nuk ka shumë vlerë”, u shpreh Reja për mikrofonin e RTSH.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën