MENU
klinika

Nën pushtimin rus

Ukraina eksporton drithërat e para në Evropë

27.03.2022 - 09:34

Tregtarët kanë eksportuar furnizimet e para të misrit ukrainas në Evropë me tren pasi portet detare të vendit mbeten të bllokuara për shkak të pushtimit rus, tha të dielën konsulenca bujqësore (APK Inform).

Ukraina është një prodhues dhe eksportues kryesor global i drithërave dhe pothuajse të gjitha eksportet e saj janë transportuar tradicionalisht nga portet e saj të Detit të Zi.

Eksportet mujore të drithërave i kalonin 5 milionë tonë para luftës.

Tregtarët dhe zyrtarët e bujqësisë kanë thënë se Ukraina, e cila ende ka vëllime të konsiderueshme të drithit në magazinë, mund të fillojë të eksportojë me tren përmes kufirit të saj perëndimor.

“Grupet e para prej disa mijëra tonësh misër tashmë janë eksportuar përtej kufirit tokësor perëndimor të Ukrainës,” tha APK-Inform në një raport.

“Vështirësitë me logjistikën vazhdojnë, oferta ende mbizotëron mbi kërkesën, por çmimet kanë ndaluar së rëni,” shtoi ai.

APK-Inform tha se çmimet e misrit ukrainas për blerësit nga Polonia dhe shtetet baltike ishin 250 deri në 265 dollarë për ton dhe 275 dollarë për ton për Sllovakinë.

Autoritetet ukrainase të transportit kanë thënë se deri në 600,000 tonë drithë në muaj mund të eksportohen me trena nga Ukraina në Evropë.

Agjensia tha javën e kaluar që eksportet e grurit të Ukrainës mund të arrijnë në 44 milionë tonë në sezonin 2021/22 korrik-qershor./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


''Kriza më serioze në Evropë, pas viteve '80''

Analistët tregojnë për CNN, pasojat e një lufte

Analiza nga Financial Times

Kur rreziqet politike përmbysin tregjet


S’ka më financim 100%, “skaner” të huave për banesa të dyta

Shtrëngohen kushtet për kredi për shtëpi

Çfarë do mbulojë shuma prej 5 milion eurosh

Skema për fermerët/ Kur nisin aplikimet

Kriteret dhe të dhënat që duhen plotësuar

Si duhet të veprojnë mjekët për të punuar në privat

Sa do të jetë indeksimi për çdo kategori

Nga 1 tetori rriten pensionet, zbardhet dokumenti