MENU
klinika

Kërkon që Zelensky të jetë i pranishëm

Aktori i njohur bën thirrje për bojkot të “Oscar 2022”

27.03.2022 - 11:36

Ka pasur shumë zhurmë rreth pjesëmarrjes së Presidentit të Ukrainës Zelensky në “Oscar 2022”, dhe tani aktori i njohur Sean Penn po i bën thirrje Hollywood-it që të bojkotojë ceremoninë nëse Zelensky nuk lejohet të paraqitet në këtë ngjarje.


Gjatë një interviste për “CNN” aktori kërcënoi se do të thyente dy statujat e tij të “Oscar”-it në publik nëse nuk ftojnë Zelenskyy-n në ndarjen e çmimeve.

“Nëse ndodh që Zelensky ndalohet , unë do të inkurajoj të gjithë të bojkotojnë Oscar, megjithëse mund të jetë momenti i tyre, dhe e kuptoj që është sepse duan të festojnë suksesin e filmave të tyre, por është më e rëndesishme për të protestuar dhe për të bojkotuar çmimet Oscar. Unë lutem që të mos ndodhë kështu. Unë lutem që të mos ketë njerëz arrogantë, të cilët e konsiderojnë veten përfaqësues të së mirës më të madhe në industrinë time, që kanë vendosur të mos e ftojnë presidentin ”, deklaroi ai.

Bashkëprezantuesja e Oscars, Amy Schumer tha në fillim të kësaj jave se ajo kishte propozuar që të ftohej Zelensky të shfaqej me video, por nuk ishte e qartë nëse organizatorët kishin rënë dakord.

Aktori ndodhet në kryeqytetin ukrainas për të xhiruar një dokumentar kur filloi pushtimi rus, ka nënshkruar një marrëveshje që fondacioni i tij të sigurojë arsim dhe strehim për refugjatët në Poloni.