MENU
klinika

Tifozët, interes pas paraqitjes në Spanjë

Kombëtarja kthen vëmendjen nga sfida me Gjeorgjinë

27.03.2022 - 13:59

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në shtëpi pas humbjes minimale në Barcelona në ndeshjen miqësore ndaj Spanjës. Kuqezinjtë nuk mund të humbin kohë, pasi i pret një tjetër përballje.

Testi i radhës për Shqipërinë është kundër Gjeorgjisë në datën 29 mars, në orën 18:00. Shitja e biletave ka nisur që me hapjen e sportelit te stadiumi “Selman Stermasi”, që ishte e vetmja pikë në Tiranë deri pak kohë më parë.

Por tani tifozët mund të marrin biletat dhe tek stadiumi “Air Albania”, pasi është bërë me dije në faqen e federatës në Instagram. Pritet që interesi të jetë i lartë për miqësoren e dytë të Shqipërisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Natyrisht, priten edhe ndryshime në përbërje, duke nisur nga porta në sulm, në mënyrën që t’u jepet mundësi edhe atyre që nuk u aktivizuan në sfidën me Spanjën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën