27.03.2022 - 16:23
Tashmë e gjithë vëmendja e Kombëtares shqiptare është kthyer te ndeshja miqësore me Gjeorgjinë, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 18:00.
Një nga më të mirët e përfaqësueses kuqezi, Armando Broja, ka bërë thirrje për tifozët që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje. Me anë të një video të shkurtër, Broja falenderon për mështetjen:
“Përshëndetje tifozat kuqezi, unë jam Armando Broja! Faleminderit shume për mbështetjen që na jepni gjithmonë dhe do Zoti do shohim një stadium plot kundër Gjeorgjisë.”
View this post on Instagram
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tifozët, interes pas paraqitjes në Spanjë