Liridon Krasniqi ka shënuar golin e parë me kombëtaren e Malajzisë në miqësoren e fituar kundër Singaporit me rezultatin 3-1. Ai gjeti golin e barazimit në minutën e 56. Për ata që nuk e dinë, 30 vjeçari nga Kosova ka luajtur disa vite në kampionatin malajzez.
Më 3 shkurt 2020, Federata e Futbollit të këtij vendi njoftoi se Krasniqi kishte marrë nënshtetësinë malajziane pasi kishte qëndruar në vend për gati pesë vjet, dhe ishte gati të luante për kombëtaren.
Ai ka luajtur kundër Bahreinit dhe në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022” kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, Vietnamit dhe Tajlandës.
🚨 | Odisha FC midfielder Liridon Krasniqi’s goal against Singapore tonight. 👏🟣⚫ #OdishaFC #IndianFootball @LiriKrasniqi8 @JuggernautsOFC pic.twitter.com/XdobSXINLR
— 90ndstoppage (@90ndstoppage) March 26, 2022
Tetëmbëdhjetë ditë më vonë, Krasniqi bëri debutimin e tij në një ndeshje miqësore kundër Bahreinit pasi u emërua në formacionin fillestar. Megjithatë, vetëm tani, pas gjashtë ndeshjeve ai ka gjetur golin e parë.
Krasniqi u bë futbollisti i parë shqiptar që përfaqëson një kombëtare aziatike, pasi mori shtetësinë e Malajzisë dhe FIFA ia lejoi këtë gjë, pasi më parë kishte luajtur me përfaqësuesen e Kosovës.