Shqipëria nuk ia doli dot të marrë një rezultat pozitiv në miqësoren me Spanjën në Barcelonë, ku u mund me shifrat 2-1, por paraqitja e djemve kuqezinj ishte fantastike.
\Për këtë sfidë ka reaguar dhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, zgjodhi të qëndronte me këmbë në tokë.
“Në Barcelonë luajtëm ndaj një skuadre pretendente për të fituar Botërorin. Ishte një hap i rëndësishëm për rritjen tonë. Mësojmë shumë nga këto ndeshje”, – ishin fjalët e mbrojtësit kuqezi.
Në Barcelonë luajtëm ndaj një skuadre pretendente për të fituar Botërorin. Ishte një hap i rëndësishëm për rritjen tonë. Mësojmë shumë nga këto ndeshje. 💪🇦🇱
#ForcaShqipëria pic.twitter.com/X7ruEnVkta
— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) March 27, 2022