Nuk ka asnjë problem me zemrën. Kjo është garancia e anësorit kanadez Alphonso Davies, i cili shpreson të kthehet në fushë me Bayern Munichun muajin e ardhshëm pas rikuperimit.
21-vjeçari është detyruar të ndalojë që nga dhjetori pas një diagnoze të miokarditit, një inflamacion i zemrës që ndoshta lidhet me pozitivitetin e tij ndaj Coronavirus në janar.
“Jam i lumtur që jam kthyer. Rehabilitimi po shkon mirë deri më tani. Nuk kam probleme me muskujt dhe zemrën, por nuk jam ende në 100 për qind! Jam i lumtur që mund të stërvitem sërish. Jam gati për punë” – u shpreh Davies.
Trajneri i Bayern-it, Julian Nagelsmann, shpreson që Davies të jetë i disponueshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për ndeshjen e kthimit në shtëpi kundër Villarrealit më 12 prill. Ndeshja e parë luhet në Spanjë më 5 prill.