MENU
klinika

Pushtimi rus

Alarmi i OKB: Gratë dhe fëmijët ukrainas, rrezikohen nga trafikantët e qenieve njerëzore

27.03.2022 - 20:31

Pesë javë pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, imagjinoni për një moment se si është të jetosh atje tani.

Do të përpiqeshit të arratiseni? Dhjetë milionë ukrainas janë zhvendosur prej vendit të tyre, Kombeve të Bashkuara.

Por të zhvendosurit janë njëherësh edhe të çorientuar, shpesh pa idenë se ku të shkojnë më pas dhe refugjatët detyrohen t’u besojnë të huajve.

“Për grabitqarët dhe trafikantët e qenieve njerëzore, lufta në Ukrainë nuk është një tragjedi. Është një mundësi e artë për trafikun e tyre, gratë dhe fëmijët janë preja e preferuar” ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres në Tëitter. Sipas tij, lufta shërben për të mbuluar këtë aktivitet kriminal.