Për të dyin sezon radhazi, Phoenix Suns po dominon në Konferencën e Perëndimit në NBA. Edhe pse i shkëputur në krye dhe ka siguruar pjesëmarrjen në play-off, Phoenix nuk e ndal aspak ritmin e fitoreve, teksa mundi 114-104 Philadelphian, një ekip pretendend nga Lindja. Booker realizoi 35 pikë për Suns, duke i bërë të pvlefshme 35 pikët e 15 rebound të Embiid.
Ndërkohë vjen humbja tjetër për Los Angeles Lakers. Pretendentët kryesorë nga Perëndimi rrëshkasin në vendin e 10 dhe rrezikojnë edhe fazën “play in”. Pavarësisht 39 pikëve të Lebron James, ekipi kalifornian u mund 116-108 nga New Orleans.
Ndërsa në Lindje kreun e renditjes e mori Boston Celtics pas firores 134-112 arritur ndaj Minnesotas. Ndeshje e dominuar nga ekipi i Celtics, ku u dalluan Tatum me 34 pikë e Broën me 31 pikë e 10 rebound.