28.03.2022 - 13:22
Pronari i një lokali dhe një tjetër janë vënë në pranga nga policia e Tropojës, pasi janë kapur duke organizuar lojëra fati me anë të telefonit.
Kadri Byberi 30 vjeç dhe Avdyl Bashukaj 37 vjeç, banues në fshatin Shoshan janë kapur në flagrancë, duke organizuar lojëra fati me anë të aparateve celulare, në qytetin e Bajram Currit. Lokali është në pronësi të Bashukajt.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme procedurale.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Organizonin lojëra fati