MENU
klinika

Media helene: Depozitimi lidhet përmes Shqipërisë

Greqia kërkon të magazinojë gazin në Bullgari dhe Itali!

29.03.2022 - 09:45

Ministria e Energjisë në Greqi po shqyrton mundësinë e ruajtjes së gazit natyror në Itali dhe Bullgari për të siguruar furnizime të mjaftueshme për sezonin dimëror 2022-2023.

Komisioni Evropian u kërkon të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian pa depo gazi që të sigurojnë marrëveshje me vendet që kanë magazina deri më 1 nëntor të këtij viti, për sasi të barazvlefshme me 15% të konsumit vjetor të gazit.

Sipas Ekathimerini, në rastin e Greqisë konsumi vjetor i gazit natyror në vitin 2020 ishte 5.8 miliardë metra kub, që do të thotë se është e nevojshme të sigurohet një sasi e depozituar prej 0.9 miliardë m³.

Bullgaria ka një strukturë magazinimi të gazit natyror, me të cilin është i ndërlidhur Operatori Helenik i Sistemit të Transmetimit të Gazit (DESFA), me një pikë të dytë interkonjeksioni që do të fillojë së shpejti të funksionojë përmes gazsjellësit Interkonektori i Gazit Greqi-Bullgari (IGB).

Por objekti nëntokësor i Bullgarisë ka një kapacitet relativisht të kufizuar prej 0.6 miliardë m³. Kapaciteti i magazinimit në Itali është rreth 20 miliardë m³.

Greqia është e lidhur me këto nëpërmjet Shqipërisë dhe Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Në këtë rast sasitë e kërkuara mund të sigurohen në bazë të marrëveshjeve të shkëmbimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN