MENU
klinika

Domainet “.al”

Interneti “shqip”, mbi 20 mijë adresa

18.11.2018 - 13:05

Numri i domaineve (adresave) të internetit të regjistruara në Shqipëri ka arritur në më shumë se 20 mijë. Sipas statistikave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) gjatë vitit 2017 janë regjistruar afro gjashtë mijë domaine të reja në zonën “.al”.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm domainesh nuk janë rinovuar dhe kjo ka bërë që numri i domaineve aktive të rritet me rreth dy mijë njësi ose rreth 11% krahasuar me fundin e vitit 2016. Liberalizimi i regjistrimit të domaineve në zonën “.al” ka sjellë edhe një degë të re biznesi për shoqëritë e sektorit të tekonologjisë së informacionit dhe komunikimit. Nëse dikur regjistrimi i domain ishte monopol i AKEP, tanu kjo procedurë mund të bëhet edhe nga shoqëritë private.

Në fund të vitit 2017, ishin shtatë kompani të akredituara nga AKEP për ofrimin e këtij shërbimi. Regjistrimi fillestar i një domaini bëhet për një periudhë pesëvjeçare, për të cilën çdo regjistrues parapaguan në AKEP një tarifë prej pesë mijë lekësh.

Shërbimi i regjistrimit të domaineve mund të ofrohet nga çdo kompani e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke u akredituar më parë në AKEP. Regjistruesit paguajnë tarifë fikse prej 100 mijë lekësh në vit, si edhe një tarifë akreditimi prej 20 mijë lekësh, që paguhet vetëm një herë.