MENU
klinika

"Ndërhyrje antiligjore e Felajt"

Nuk i dhanë fjalën, Berisha braktis Kuvendin

31.03.2022 - 12:40

Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur Kuvendi pasi nuk i është dhënë fjala për të replikuar me kryeministrin Edi Rama. Në dalje të parlamentit Berisha e cilësoi këtë një ndërhyrje të nënkryetares së parlamentit Ermonela Felajt.

“Tabaku foli sipas listës. Ishte ndërhyrje antiligjore e zonjës Felaj pasi e kuptoi që unë po dilja t’ja përplasja Ramës të gjitha në fytyrë dhe ai u largua dhe ia mbathi. Pasi dërdëlliti një orë e ca, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila e zoti me fakte poshtë atë. Ky foli gjysmë ore për këtë, dhe për Putinizma. Zonja Felaj s’më dha fjalën ndaj unë dola para jush për të shfrytëzuar fjalën”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vjen në mënyrë të dhunshme në mbledhje grupi “

Alibeaj tregon kërkesat: Sali Berisha të dorëhiqet si Basha