MENU
klinika

Parandalimi i përmbytjeve

Gërryerja e Vjosës/ Ndërtohen 5 argjinatura të reja

18.11.2018 - 15:57

Prej vitesh është vënë në duke problemi i gërryerjes së shtratit të lumit të Vjosës.

Së fundmi për ti dhënë zgjidhje dhe për të ndihmuar në rehabilitimin e situatës, ka nisur një investim për ndërtimin e pesë argjinaturave në zonën e Mifolit që pritet të mbrojë nga gërryerjet e lumit Vjosë krahun e majtë të shtratit.

Investimi i bashkisë së Vlorës është ndarë në dy faza, 39 milionë lekë në fazën e parë dhe 51 milionë lekë në fazën e dytë.

Mungesa e argjinaturës në këtë pjesë të Vjosës ka sjellë përmbytje të vazhdueshme në zonën e Novoselës, për shkak të daljes së lumit nga shtrati.

vjose novosele ndertohen argjinatura te reja-konica.al
vjose novosele ndertohen argjinatura te reja-konica.al

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se investimi i kryer ka si qëllim të përmirësojë situatën, por nuk mund të ndalojë në mënyrë përfundimtare përmbytjet.

Ndërkaq administratori i njësisë administrative të Novoselës, Kanan Shakaj tha se ura e re ndërtuar në pjesën e autostradës Vlorë-Levan, është e ngushtë dhe krijon një digë artificiale për lumin.

Sipas tij, nëse nuk ndërtohet mbi rrugë edhe një urë e re në autostradë, atëherë përmbytjet do të vijojnë.

Zona e Novoselës dhe fshatrat përreth vitet e fundit kanë përjetuar disa herë përmbytje për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosë, në periudhat e shirave të mëdha.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier