MENU
klinika

“Do të zëvendësojë Stoltenberg-un”

Bëri “lëmsh” shqiptarët për Edi Ramën, “akademikja gjermane” është një “person i rremë

02.04.2022 - 10:13

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.”

Kjo është një pjesë e postimit që bëri në Twitter e ashtuquajtura “akademike gjermane” Suzana Starikov, duke bërë “lëmsh” të gjitha mediat në Shqipëri dhe në rajon. Lajmi u shpërnda me shpejtësi gjithandej, aq sa disa “po qanin hall” se vendi do mbetej pa kryeministër.

Pas disa orësh, në një reagim të dytë kjo “akademike” tha se e gjitha ishte një shaka për 1 prillin dhe e kishte bërë për të vënë në lojë mediat, sepse këto të fundit nuk kishin marrë mundimin as ta verifikonin burimin. Dhe në fakt ashtu ishte, sepse nëse do të ishte verifikuar burimi do të kuptohej e gjitha.

Newsbomb.al mëson se “akademikja gjermane” Suzana Starikov nuk ekziston fare. Po! Profili i saj në Twitter është i rremë dhe nga verifikimet tona rezulton për më tepër menaxhohet nga një shqiptar nga Tirana. Personi që drejton këtë profil llogari jeton në Gjermani por është i familjarizuar me lajmet në Tiranë.

Kjo përforcohet më shumë edhe sepse “lajmi” që është shpërndarë dje, sikur Edi Rama do të zërë vendin e shefit të NATO-s Jens Stoltenberg, flitet prej më shumë se një viti nëpër korridoret e Tiranës. Edhe nga postimet e mëparshme, “akademikja” Suzana Starikov publikon shpesh lajme të mediave shqiptare, nga Tirana dhe Kosova, ç’ka provon atë që newsbomb.al ka mësuar dhe verifikuar.

Ajo nuk është tjetër veçse një profil i rremë në internet që synon krijimin e polemikave të caktuara, duke u prezantuar në rrjetin social si një akademike dhe studiuese e njohur gjermane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë