MENU
klinika

Pas shuplakës ndaj Chris Rock

Will Smith jep dorëheqjen nga “Oscars”

02.04.2022 - 10:43

Pasi ka reflektuar për ngjarjen, aktori Will Smith ka vendosur të japë dorëheqjen nga “Oscars” (Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në Hollywood).

Në deklaratën e tij, ai shfaqet i penduar për atë që ndodhi dhe kërkon të marrë përgjegjësinë që i takon.

“i jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme. Jam zemërthyer”- ka thënë aktori.

Dorëheqja e tij do të thotë se aktori humbet të drejtën e votës, por ende mund të nominohet për një Oscar dhe të fitojë një çmim për çdo shfaqje të ardhshme.

Akademia e ka pranuar dorëheqjen e Smith dhe do të vazhdojë me procedimet disiplinore kundër aktorit për shkelje të standardeve të sjelljes.

Nga ana tjetër, Chris Rock i cili u duk se e mori me shumë sportivitet në skenë shpullën e mikut të tij, megjithëse nuk e priti aspak dhe u befasua, ka vendosur të mos flasë ende.

Ai është shprehur se ende po e proceson atë që ndodhi. Chris ka treguar se kur të flasë, do të jetë diçka serioze dhe për të qeshur gjithashtu, megjithatë ai mendon se ende nuk ka ardhur momenti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


(VIDEO) Incidenti në “Oscar”

Will Smith godet me shuplakë komedianin

“Will-it iu detyrua të ikte, por ai…”

Zbulohen “prapaskenat” e Oscars