Shoqëria civile dhe dhjetëra qytetarë në Vlorë kanë protestuar këtë të dielë kundër projektit të sheshit të flamurit në Vlorë.
Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë nga rrethe të tjera të vendit pasi thonë se sheshi historik i flamurit po tjetërsohet.
Ata kanë kërkuar transparencë për realizimin e projektit që sipas tyre po rrënon historinë që i përket jo vetëm Vlorës por të gjithë shqiptarëve.
Protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë deri sa të arrihet shembja e objekteve të ndërtuara në këtë shesh.
Ata kanë njoftuar se protesta e radhës do të mbahet me 7 Prill, pra ditën e enjte.
“Do mblidhemi prapë këtu. Do jemi edhe më të organizuar. Do bëjmë një peticion online. Do dërgojmë edhe një kërkesë-padi. Do mblidhemi me 7 Prill pasi është ditë simbolike për historinë tonë. Datat dhe historia nuk zhbëhen se erdhi ky kryeministër”, tha një nga pjesëmarrësit në protestë.