Ministri i Jashtëm Nikos Dendias këtë të dielë ka mbërritur në një nga qytetet më të goditur nga sulmet Ruse në Odessa, si kreu i një misioni humanitar.
Dendias në këtë vizitë ka dërguar ndihma humanitare për autoritetet bashkiake të qytetit, menjëherë pas mbërritjes vizitoi Konsullatën e Përgjithshme Greke në Odessa, e vetmja konsullatë funksionale e një shteti anëtar të BE-së, ku u takua me përfaqësues të organizatave të emigrantëve. .
Ndër të tjera në këtë vizitë ai ka shprehur mbështetjen e plotë të Greqisë për komunitetin grek dhe u informua për sfidat pas pushtimit rus të Ukrainës.
Έναρξη της επίσκεψης στην Οδησσό από το 🇬🇷 Γενικό Προξενείο που επαναλειτουργεί και όπου συναντήθηκα με ομογενείς μας. Επίσκεψη και στο Μουσείο της Φιλικής Εταιρείας όπου απέθεσα λουλούδια στο Μνημείο του Όρκου των Φιλικών (photos ΑΜΠΕ). pic.twitter.com/FQqxVsCsPm
— Nikos Dendias (@NikosDendias) April 3, 2022
Më pas ai vizitoi Muzeun e Shoqërisë Miqësore, ku vendosi lule në Monumentin e Betimit të Miqve.
Vihet re se avioni që e transportoi atë nga Athina, u ul në aeroportin e Kishinaut , ku u prit nga ambasadorja e Greqisë në Rumani (me akreditim paralel në Moldavi) Sofia Grammata dhe më pas kaloi kufirin moldavo-ukrainas për në Ukrainë.