Një i ri është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip “Land Rover” me targa AB 988 AS. Makina rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës, nga Fushë Kruja, ku burimet thonë se ai e ka shitur mjetin në një pikë që jep makina me qira në zonën e Rinasit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kthesës së Rinasit, ndërsa trupi i pajetë u gjet brenda mjetit. Viktima mendohet te jete rreth moshës 35-40 vjeç, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij. Nga provat e para mendohet se shenjastra ka qenë duke udhëtuar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.
Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Akoma nuk është identifikuar viktima por dyshohet të jetë Jurgen Çali ose i vëllai Iljaz Çali
Pas ekzekutimit të të riut, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët. Në vendin e ngjarjes ka prani të madhe të forcave të policisë dhe ambulancës. Grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.