MENU
klinika

Gjimnastikë, rusi ngre flamurin kuqezi

Tjetër medalje për Shqipërinë, argjend në Botëror

04.04.2022 - 18:35

Gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku, Metvei Petrov, ia ka dalë të marrë një rezultat të mrekullueshëm. Petrov fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e njohur të kalit me doreza.

Rivaliteti ishte tejet i madh, gjithsesi, ai bëri më mirë se Cyril Tommasone, pas një paraqitje brilante. 31-vjeçari grumbulloi jo pak pikë, por 14.466.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme. Gjimnasti rus garon prej vitesh me ngjyrat kuqezi, teksa zotëron pasaportë shqiptare.

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi